![]() |
Shkruan: Halil Matoshi |
Poezia e Sadik Krasniqit (1961) nga vëllimi “Ag muzgu” është poezi për vetminë, mërzinë e zinë, ditiramb për shëmtinë trishtueshëm të bukur të sëmundjes, kobit dhe vdekjes.
Vet titulli është një sugjestion që nuk shpreh britmë, ose që nuk e thotë ‘vdekjen’, por në heshtje shpalos dritën e fundit. Pra libri i Krasniqit na dëfton fundin.
Poeti gjatë këngëtimit të tij, tek i mbjell shenjat e tij në hapësirë dhe kohë, ndihet gjallë, frymon, sall në art.
Nuk kam hasë njeri ma t’rrënuem mërzie e zie se Sadik Krasnqin, ndonëse poetikisht ai jo vetëm që mbijeton, por shenjat e tij, si duar fluturash e pluhur yjes, dalin triumfuese, përndritëse mbi absurdin, dhunën, luftën, vdekjen…
Krasniqi është mjeshtër i minimalizmit të fjalës poetike, sa që ky ekonomizim i pashembulëllt vargu, me gjasë, i hetuar nga vet ai, e ka nxitë që të shkruaj edhe sipas modelit të Haiku-t japonez.
Poezia e Krasniqit para se metaforë e metonimi na shfaq dilema rebusiane dhe mendime të befta, thjesht, ai me fjalët bën magji, e themi, të menduar vetmitari, sepse ky poet mediton thellë dhe me nge, duke përcjellë mesazhin e dhembjes, zbrastësisë, humbjes, tek recipienti, pra me pak fjalë po të zgjedhura, me shumë emocione por akull të ftohta.
Krasniqi na vjen në këtë vëllim poetik si njeri që vlon e zien në shpirtë por që rëndom mban “rekuizita” të akullta në duar, si psh. lule të akullta, tek pozia “Zjarrmi”; (Fq. 10.)
Nga rrashta e tij, nëpër të cilin rjedh llavë vullkanike, poeti nxjerr vargun e trishtimit dhe makthit, mu në çastin kur shuhet një dashuri – siç fiket një yll – ose sytë kur fiken si dy diej, për të lënë një gropë të zezë në shpirt (astronomët thonë “vrimë e zezë” në gjithësi; (Shih për këtë poezinë “Ti a(h) hije”; fq. 44)
Vetmia nuk i përket vetëm poetit, por tërë kozmogonisë ku ai frymon.
Vetmia i përket edhe oqeanit edhe qenieve të gjalla, si flutures për shembull.
Në poezinë “Vetmi fluture” (Fq. 9) poeti na dëfton përmes verbit poetik se si vetmia i zvogëlon përmasat e njeriut – edhe varka e Noas shndërrohet në një gjeth – mbi të cilin një poet ballkanik si Krasniqi, do ta kalojë ferrin e shtrëngatës jetë, për t’u njejtësuar me një flutur, aq delikat e i ndjeshëm është ai dhe shndërrohet në një poet-flutur.
Dhe ndodh magjia: Tashmë kur hëna zbulon njeriun - flutur ose fluturen-poet, pa diell e pa qiell, fjalët poetike rrjedhin si lum dhe bëhen poezi.
1.
Krasniqi, për ta përshkruar këtë botë konstant të ligë dhe absurde, i kthehet kujtesës së një fëmije, e cila (kujtesa pra) ulërinë brenda njeriut.
Ashtu siç fëmija i frikësuar nga përrallat me shtriga, lehje e lubi, që na vijnë nga kujtesa e trokasin fort në portat e shpirtit, ashtu edhe poeti e pas makthesh prêt agimin e lirisë dhe në ndërkohë, ai nuk do që të zgjohet…
Ai të kujton Oscar-in e Gunter Grass-it, i cili, në makthin nacist nuk do që të rritet… (Poezia “Fëmijërore”; Fq. 11.)
Poeti është i vetëdijshëm se vallja e jetës soset një herë e mirë, andaj - lulet më marrin përdore, rrugës përplot gjethe të rëna – si kujtimet për miqtë e rënë udhës, në një fushëbetejë, të plakur a të vdekur - ndërkohë- që lënë prapa trishtimin, në sytë e mikut/miqve që ende vazhdojnë ecjen. Të gjallë!
Mirëpo, poeti sikur thyen korridorin kohor dhe kur çdo gjë ka heshtur, ai pikas shenjën e tij të mbramë – një gurvarr - të cilin e qet në shpinë dhe ec tutje me këtë barrë trishtimi, deri në lëndinën e heshtjes.
Heshtjes përfundimtare! (“Ç‘trishtim”; Fq. 12).
Titulli i poezisë “Pa titull” (fq. 13) teknikisht do të duhej të ishte: ‘Ditiramb’, ngase poeti i thur një odë mrekullisë së shpëtimit edhe pas plagëve të Gjergj Elez Alisë, edhe pas copëtimit e shëmtimit borgesian – pas estetikës së zhbërjes - megjithatë shkëlqen e bukura, poezia është ajo që mbetët (Heidegger), ose ajo që mbetët është një gur mësyshi, ose hajmali, mos me na pa syri i lig!
Poezia “Akt” (Fq.18) shpërfaq poetin sypatrembur e të sigurt në artin e tij, të njejtësuar e dyzuar me botën përreth, me florën dhe faunën, i cili, më përpara prêt rudhjen (plakjen) se sa rininë e pakuptimtë e amorfe.
Poeti në krahasimin me natyrën i dëshmon vetës dhe lexuesit se është, aty. Gjallë!
Krasniqi në poezinë “Ec udhës” (fq.19) sikur e rikthen apelativin e At Zef Pllumit “Jeto për me tregue” – sikur na porositë që ta ruajmë kujtesën, mbamendjen – poeti do që të na “mësojë” artin se si të gjendet Itaka e njëmendët, dashuria, pa e humbur udhën dyerve të hapura që prapa tyre fshehin turpin ose rrengun.
Pastaj ai nuk harron të dëshmojë se pas seciles ecje të prêt dhe kthimi, që pas shumë vuajtjesh vetmitare, ja Itaka të shfaqet para syve.
Porse secili kthim në Itakë (kujto legjenden shqiptare dhe panballkanike të Ago Ymerit ose Halil Garrisë) është i mangët, pa njerëzit e dashur, mbetur Trojave të kësobotshme (secili njeri e ka Trojën dhe Itakën e vet në të gjitha kohët!) dhe kjo mërzi është e kullueme, sepse është e shenjtëruar, e subjekti lirik herdokur prek ëndrrën dhe gruan e bukur në ‘faterland’-in e tij, (“Kthimi”; Fq. 20.)
Poezia “Kryeqyteti” është ironike, porse edhe e modeluar si rebus, ngase poeti vrojton trima e kryetrima shesheve, të mllefosur e të marrosur, por edhe kërcënues, deri sa arrin tek monumenti surreal (përmes vargjeve) i cili na shfaq ëngjëllin e pikëlluar mes pëllumbave të alivanosur, rreth fontanes së tharë, nga ku shihet njeriu me shall.
Kjo finale poetike të lë pa fjalë. Pa histori…
Ndoshta është ogur i mirë!???
2.
Sadik Krasniqi është poet që i këndon vdekjes dhe varreve, u thurr ninula si të ishin djepa.
Ky duket të jetë paradoks, porse është në thelb estetika e trishtimit, e thënë pa sforcim, pa retorikë, si në poezinë “Të gjallët e të vdekurit” (Fq. 26) që flet për një realitet objektiv, për varrezat e Prishtinës që po “ua hanë tokën e bukës” të gjallëve.
Në këto pak vargje poeti mësynë ta rrëfejë tërë hsitorinë e njerëzimit, përmes topikës së zgjeruar (Qyteti i vdekur-varrezat) dhe rudhjes (zvogëlimit të njerëzimit) ngase filozofët thonë se secila vdekje e zvogëlon njerëzimin.
Dhëmbi i kohës në poetikën e Krasniqit ha tokën e të gjallëve.
Dy vargjet e fundit janë antologjike, poeti sikur i rigjallëron të vdekurit, sikur i bë ata që të ecin drejt lumit, të vijnë nga një dimension tejtër, për ta shuar etjen e tyre dhe mallin e të gjallëve!
/me nga një gur në kokë/kanë ardhur deri te lumi./
Gurët e varrit në poetikën e Krasniqit janë shenja që njeriut ia përkujtojnë se sa afër e ka vdekjen, sikur miku që të prek në supe e të thotë: “Hej, plako!”? (Poezia “Në kalim –pranë varreve – Fq. 32.)
E kam ditë se ky poet do të na grishë ta njohim tragjikën për ta përballuar atë, por nuk e dija se Krasniqi është vërtet “I zoti i mërzis” ose nikoqiri i saj!? (Shih: Poezia “T’zotin e mërzisë” (fq. 33.)
Nëse ndonjëherë një skulptor mësynë t’ia ngris monumentin njeriut të zymtë, të mërziturit të kësobotshëm, atëherë ai duhet patjetër ta studiojë profilin e këtij poeti, ose sëopaku t’i lexojë vargjet e tij, njashtu duhet të veprojë dhe një piktor, nëse mëton ta jetësojë në një tablo…
Subjektit lirik sapo i ka vdekë dikush shumë i dashur, i shkoni për të pame dhe ia shihni ligështimin e do t’u duket si një shtatore ilire e rrëzueme përdhe, një masë ashtërore e shndërruar në plazmë guri – që poeti e mbiquan: Mendim guri!
Po që se guri mendon, mbase do t’i dalin mendime të gurit!
Krasniqi, e thamë për krye të radhës, është një poet që estetizon terrin, natën dhe vetminë, zinë dhe mërzinë. Pikëllimin.Porse, në këtë skëterrë të kësobotshme e mira është që “s’jetojmë më mijëra vjet”.
E thotë vet poeti tek poezia “Larg janë ata”: Fq. 34.).
Pra jemi të shpëtuar!
I gjetur vetmitar përballë tragjikës së jetës (përball një qenie të pafajshme që vuan) poeti do që sëpaku në ëndërr ta prek fluturimin për dikah, - për atje – në një kozmogoni të re, ku nuk ka mbërri asnjë sëmundje, (“Qiell i ngujuar”; Fq. 35.) ngase sëmundja për poetin është perdja që mbulon stinën e pranverës dhe që nuk i lë lulet të marrin për dore (varg i Krasniqit, tek poezia “Ç‘trishtim”; Fq. 12.)
Jo vetëm sëmundja por edhe ikja, syrgjynosja e burgu janë lloj sëmundjesh dhe poeti lutet për sivëllanë e tij Visar Zhitin (Poezia “Në Had”; Fq. 36) në altarin e fshehtë, sepse poeti rrëfen Hadin e tij edhe këtej skëterre…
3.
Natyrisht, kur thash se Krasniqi është estet i tragjikës, e kisha në mendje poezinë e tij për dhembjen e sublimuar “Gjergj Elez Alia modern”; Fq. 38. Të cilën, për ta bërë sa të qartë e më rrëçethëse dhembjen e tij e vendos në një topikë ku ka sall gjëmë e dhembje, në pavijonin e transplantimit. Gjergj Elez Alia i poetit këtë herë, (bash si Lumi i Podrimjes),
është i pafuqishëm po se po, por edhe vetmitar, pa të motrën me e kja dhe të cilit as plagët nuk i dukën pa prekjet e gishtrinjve të së motres legjendare, por s’ka as kal pullali me jelët e ngjyera me kanë dhe as shpatë e jatagan’, pra është i paarmatosur. Mirëpo dyluftimin me bajlozin e zi (ose një armik misterioz!?) e ka fat dhe fatum.
I mbetët sall lutja e poetit, sepse gjithçka e ka braktisur.
Poezia “Sfond i bardhë” (fq. 39) është thjesht një pamje akuareli, mirëpo po t’i fshijmë pak sytë e lëbyruyr nga lotët, ose xhamat e avulluar nga dihamë dhembjeje, na del përpara një skenë që secili njeri e ka hasur sëpaku njëherë në jetë: pamje brilante dhe e trishtë, kur i lëmë ose fëmijtë ose prindërit prapa xhamave të nëj sanatoriumi, një salle operacioni ose thjesht në një sëmundinë, para një syrgjyni ose kur treni niset për në udhët e largëta, e të dashurit na e bëjnë me dorë e na buzëqeshin duke qarë.
Është kjo fotogarfia, “të shohësh sikur” (Paul Ricoeur) ky sfond ndan jetën nga vdekja dhe anasjelltë.
Por ne marrim rëndom anën e jetës, (me jetë kundër vdekjes) ndonëse vdekjen e kemi matanë xhamave!
Në poezinë “Ti a(h) hije” (fq. 44) poeti poetizon klithmën për njeriun e dashur, sepse kjo është pamja kur mes poetit dhe hijes së protagonistit, N-së në këtë rast, ka rënë tashmë amshueshëm muzgu.
Agu i muzgut, dmth, dritësimi i fundit, të cilin e ndjell poeti që në titull të këtuyre poezive.
Njeriu i dashur u ka falur frymën zogut, barit dhe fluturave dhe oribitron përreth një ylli, mirëpo sh(k)uarja e atij ylli poetit i ka hapur në shpirtë “një alamet vrimë të zezë” (sipas gjuhës së atrologëve) e të vegullt nëse e themi me gjuhën e poetit.
Poezia “Mos e mbyll portën” (fq. 48) sikur na grish që t’i hapim portat e kujtesës, nga do të hyjnë fanatzmat (ato të mirat) ose hijet e legjendave të moçme, që rëndom kthehen për ët përmbushur ndonjë peng, ndonjë amanet, si njerëzit e njohur dhe që, në vegulli porta e rëndë mbyllet vetiu. Me ikjen tonë dhe kujtimet zhbëhen…
Dyert fanatzmogorike mbyllen. Mbetët hiqi.
Krasniqi është poet që jeton në Perëndim tash e tre dekada dhe natyrisht se ai ka ndonjë çortim për miqtë, që me gjasë e kanë braktisur. Në poezinë “Miqtë e dikurshëm”, përmes vargjesh emblematike: /Si apostuj/hanit bukën/ e duarve të djegura të nënës sime/me gishtrinj drite/ujin ua sillte motra/;
Jo, poeti i bën apologji mikprotjes dhe e shtron dilemën etike nëse mund të harrohet (kaq lehtë!?) miku i bukës. /E babai vizaton pikëpyetje të tymta/ - poeti nuk mallkon miqtë, i cilëson madje si apostuj (shokët e Jezuit) por që ua vë pëpara fotografinë e një nanen me duar të djegura dhe një babai, rëndom të menduar dhe të heshtur me hstëllungat e tymit të një cigarje e vë në dilemë shenjtërinë e tyre (të apostujve.)

4
Mos u mërzit Sadik! Na kanë braktiur thua!?
Një ditë të gjithë do të jemi të braktisur!
Krasniqi është mjeshtër i krijimit të situatave të befta dhe zgjidhjeve të papritura (si rebus) në poezinë “Ai”; Fq 50.)
Poeti shihet me një tufë lulesh në dorë. Ec dikah.
Ne nuk e dijmë se ku. Ndoshta i bën një surprizë të dashures!? Ndoshta.
Qëllon dikush që nuk na i di hallet dhe kur ia përmendim emrin e njeriut që duam ta vizitojmë (shenja e shenjëzon shenjuesin) ai na pyet për të dhe madje, mund t’i bëjë të fala. E subjekti lirik sapo është nisur tek varrezat!

Vargje impresive.
Poeti në këtë vëllim vargëzon edhe për ikjen si fat(keqësi) që kaherë na e kanë lexuar “Charli-et tanë” – indianë të fismë - në vijat e lëkjurës së pëllëmbës, për Bllacën ku “çelin lule robi” dhe nëse e zbërthejmë këtë toponim, kur c-ja alternohet në t; dhe na del Bllatë, emri rrëfen fatin e përbaltur të refugjatëve, të njerëzve që sapo ua kan përdhosur flamujt me gjithë shtiza, që ua kanë marrë atdheun e emrin dhe ku refugjati njejtësohet me topinimin e strehës së tij – përbaltet - kurse toposi merr karakteristikat e nomosit!
Përmendëm më lartë se Krasniqi del i suksesëshëm edhe në modelimin poetik të Haiku-t (vragëzim rebus japonez) por duke ia dhënë këtij modeli krono-topinë dhe koloritin e posikologjinë autoktone, ballkanike dhe kosovare.
Dhe poashtu përmendem më lart, se Krasniqi bart barrën e Podrimjes për Lumin, duke e estetizuar këtë dhembje dhe duke i dhënë përmasen universal (Poezia “ Te Lumi”: Fq. 60.)
Podrimja s’kishte lënë rrasë guri n’Dukagjin pa rrotullue, për me e gjet Lumin si në lojën fshehtas, mos nën ata gur të jetë fshehur Lumi , për ta zënë një baba në befasi e për ta shastisur (sepse asnjë babë s’e prêt ikjen e frymës dhe shpirtit të tij) derisa poeti i madh, Podrimja “humbi” udhën e rrjedhës së Lumit dhe vet u shtri nën një rrasë guri dhe tash janë fifti-fifti me Lumin.
Të dytë e kanë shastisur njëri-tjetrin në lojën tragjike që luhet përnjëmend. Lojën e jetës! Ky autor poetizon edhe traumën e luftës (poezia “Hanci”; Fq. 73.) tek profilizon një të humbur në kohë e hapësirë që pyet për fundin e luftës – jo, ai e sfidon atë – që të rikthehet njeri, në paqe.
Poezia “Me Zonjën V.” (fq. 78) është prelud në ciklin përmbyllës të këtij vëllimi poetic. Kjo është poezi meditative që spikat një çast bisede ose kujtimi të miqve për mikun/miken e humbur – dhe kur në tiketën e verës Merlot, sytë e përlotur nuk përqëndrohen tek r-ja, por tek bredhin në kujtesë, ajo tiketë sikur shpreh atë: me folë me lot!!!
Pra tek në ciklin përmbyllës “Orkide e çelur” poeti na shfaqet, megjithatë më optimist, thuase arti i ka ndimuar atij që të dal nga buzëgremina ku e ka katandisur jeta në përballje me vdekjen dhe fatkeqësitë, tashti sado pak na shfaq një copë qielli, do sy të kaltër dhe gishtërinjë shiu, thuase poeti sapo është zgjuar si fëmija dhe ende i ka sytë e lëbyrur nga drita e fortë e mengjesit. Sa që pas një ankthi estetik mund ta mbledh veten e t’i them, ashtu siç u drejtohem lexuesëve të mi, tash e pesë vjet: Mirëmëngjesi Sadik Krasniqi!
Mirseerdhe në botën e poezisë!

Për Shëngjergj, në sh’pi. Maj 2015
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen