IKJES SIME
Ikjes sime
mos i hedh dhe varri
që hija e mbetur
të mos ketë erë vdekjeje
në një çast
bëhu dritë ylli
do të më shohësh engjëll
mund t´m´i prekësh
gishtërinjtë prej fryme
mërzia jote
do të më bëjë
lot bari
KREJT NDRYSHE
Krejt ndryshe
vetëm të vdekurit e njëjtë
siç i lashë të gjallë
me erë bari më përqafojnë
e të mallëngjyer
si engjëj nisen për në lëndinën e tyre
me ta edhe im atë
me lotin e vakët në fytyrë
ecën për në parajsë
e nga krahët prej mjegulle palltoja s´i bie
VAJ NE BUZË*
Në tërë atë mal të huaj
gjej drurin e vendlindjes
me qyqen në rrem
ia marr gjethin e blertë
e luaj një baladë
me vaj në buzë
gjuaj guralecë të zinj
në liqenin gri
e mbi uj
bëj unaza mërzie
_______
*Bad Salzhausen, park shumë i njohur, në të cili janë kultivuar drunj të importuar nga vende të ndryshme të botës.
KURBETÇARËT
Shkojnë
dallëndyshe me pranverë në sy
nga oaza
me palma të djegura
kthehen
qyqe prej mërzisë
e vdesin nga pikëllimi
se as nëna s´është më
VJESHTË E VONË
Ca kumbulla të shterura në rrem
si sy të verbër
ftonjtë të mbetur
si zogj të mjerë hëne
lot gri në vresht
kokrrat e harruara rrushi
muzgu murg i urtë
hyn si uratë në kopsht
bie vdekja e brymtë
MARIA MAGDALENA
Sakrament i sakrilegjuar
blasfem i balsamosur
puthje e pështyrë
e krishterë a e krisur
Mari a marri
Krishti vetë do të dëshmojë
një ditë
KORALE TË PËRJERMËTA
Ecim mbi bar me këmbë të marra
mbi flokun tonë të llamarintë bie shi i imtë
shikojmë ylberin me sy të qelqtë
miklojmë zogjtë me gishtërinjtë e vdekur
vallëzojmë pa muzikë vallen e krahëve të këputur
në plagë me gjak të kaltër bie brymë
qeshim deri në kupë të qiellit
e pa pikëllim hyjmë në ujin e vdekur
bëhemi krejt korale të përjermëta
PAMJA E ENGJËLLIT
Vetëm ti e unë
e shohim engjëllin tonë
përtej perdes prej loti
mbi pikëllim
bie rruga e dritës
kah vjen engjëlli ynë i blertë
me sytë prej lumi
flok muzgu
e buzëqeshje t´ëmbël
sa e flladshme puthja e prushtë
e njomë prekja e flaktë
përtej pragut te jetës
mallëngjehemi në përmallje
nga ajo urtësi
e ndahemi plot mërzi
ai bëhet prapë dritë për në parajsë
ne vijmë në vete
dhe qajmë
VARRET E MOÇME
Bari i egër
i paska ngrënë varret
vetëm kokat e gurëve pa emër
si krerët e notarëve në ngërç
shihet mbi detin e blertë
as delet e bardha të plakut Tem
s´e kullosin këtë bar të lig
të mekura prej frikës
nga gjarprit i verdhë i varreve
si engjëj
mrizojnë nën pemën e mjerë
SHPIRTESHTËRAT
(Martirëve që ende nuk janë gjetur pas luftës së Kosovës)
Ata nuk duan të mbetën jashtë atdheut
vetëm në baladat me kumt të zi
"vetë e lava e vetë e kjava"
si engjëj
kthehen me nga një lule gjaku
në hijen e vendlindjes
e i prekim e i qajmë
për dritë ylli
të natës së mbramë të Kosovës
shpirteshtëra janë ata
që frymë marrin
me rritë bari
KUJTIM I SHASTISUR
Ende më shastiset kujtimi
për ferrin që binte në këtë qytet
e hapeshin portat e vdekjes
cerberët merrnin përkrahu
engjëjt me sytë e urtë qielli
e lotët e nënave të shkreta
u shndritnin rrugët për në parajsë
(Prishtinë, dhjetë vjet pas luftës)
MBRËMJET E ËMBLA
Sapo mbrëmja e prushtë merrte Prishtinën
fshatarët e mi bëheshin hije
e ecnin të kërrusur mbi udhët e fjetura
si mbi plugun e brazdës së thatë
dikush mbante dy qese sheqer në duar
njëri një shalqi ndër sqetull si kokë bajlozi të vrarë
e tjetri një sofër të re mbi shpatull si gur Sizifi
sa me hapa të rëndë dhe të rrallë ecnin ata
kurrë nuk ecnin me hapa të imtë dhe të shpejtë
si homoseksualët e Romës e koprracët e Stambollit
Kur shtinin duart në xhepa
sheqerkat lara-lara
si zebrat e trembura ngat lumit
binin mbi duart tona të vogla
mbrëmje të ëmbla ishin ato
(Llukar, mbrëmje qershori, 2009)
MUZGU
Nënë
pse këto pemë
të vrugëta
në lumë ujë i zi
udhët e mugëta
ky qiell i dergjur
pa zogj të blertë
kjo perde e verbët
në sy
muzg
nënës
muzg është
a s´ka pasur diell
kjo ditë
ah sa shpejt
nata
mbi ëndrrën time
po bie....
SFOND I AKULLT
Me mijëra buzë
pa puthje
një det sy
asnjë lot
sa shumë zemra
pa pikëllim
mbi këtë turmë të dylltë
njerëzisht bien vetëm rrobat
sa për pak ngjyrë të kuqe
në sfondin e akullt të pikturës
pranë piktorit
me cigare të zezë në gojë
(Franfurt, 2011)
ENGJËLL I NËMUR
Kam puthur vetëm buzët tua
të zjarrta të ftohta
të kuqe të kafta
e do buzë të tjera janë djegur
vetëm për një puthje të afshët prej cubi
kam puthur vetëm sytë e tu
të qeshur si lumi
e të trembur si sytë e kalit në greminë
e do sy kanë lotuar
tërë natën e lume si shelgu vajtues
për takimin e premtuar me frikë
kam përkëdhelur vetëm flokët tua
të prera shkurtë e herë të gjata ujëvarë
të krehura bukur e të shprishura furtunë
e dikush me gishtërinjtë e dridhur
i ka nxjerrë flokët nga mërzia
për një trokitje të beftë
në derën gjysmë çelë
t´i kam ledhatuar vetëm gjinjtë e tu
të fortë e të çuar peshë
e herë të urtë si qengja të fjetur
e gjinjtë e saj tërë natën janë dridhur
si valët e vlimit
dhe kanë pritur gishtërinjtë e mi
t´ua heqin këmishën e djegur
kështu vetëm ty
të kam dashur e dashur
Ikjes sime
mos i hedh dhe varri
që hija e mbetur
të mos ketë erë vdekjeje
në një çast
bëhu dritë ylli
do të më shohësh engjëll
mund t´m´i prekësh
gishtërinjtë prej fryme
mërzia jote
do të më bëjë
lot bari
KREJT NDRYSHE
Krejt ndryshe
vetëm të vdekurit e njëjtë
siç i lashë të gjallë
me erë bari më përqafojnë
e të mallëngjyer
si engjëj nisen për në lëndinën e tyre
me ta edhe im atë
me lotin e vakët në fytyrë
ecën për në parajsë
e nga krahët prej mjegulle palltoja s´i bie
VAJ NE BUZË*
Në tërë atë mal të huaj
gjej drurin e vendlindjes
me qyqen në rrem
ia marr gjethin e blertë
e luaj një baladë
me vaj në buzë
gjuaj guralecë të zinj
në liqenin gri
e mbi uj
bëj unaza mërzie
_______
*Bad Salzhausen, park shumë i njohur, në të cili janë kultivuar drunj të importuar nga vende të ndryshme të botës.
KURBETÇARËT
Shkojnë
dallëndyshe me pranverë në sy
nga oaza
me palma të djegura
kthehen
qyqe prej mërzisë
e vdesin nga pikëllimi
se as nëna s´është më
VJESHTË E VONË
Ca kumbulla të shterura në rrem
si sy të verbër
ftonjtë të mbetur
si zogj të mjerë hëne
lot gri në vresht
kokrrat e harruara rrushi
muzgu murg i urtë
hyn si uratë në kopsht
bie vdekja e brymtë
MARIA MAGDALENA
Sakrament i sakrilegjuar
blasfem i balsamosur
puthje e pështyrë
e krishterë a e krisur
Mari a marri
Krishti vetë do të dëshmojë
një ditë
KORALE TË PËRJERMËTA
Ecim mbi bar me këmbë të marra
mbi flokun tonë të llamarintë bie shi i imtë
shikojmë ylberin me sy të qelqtë
miklojmë zogjtë me gishtërinjtë e vdekur
vallëzojmë pa muzikë vallen e krahëve të këputur
në plagë me gjak të kaltër bie brymë
qeshim deri në kupë të qiellit
e pa pikëllim hyjmë në ujin e vdekur
bëhemi krejt korale të përjermëta
PAMJA E ENGJËLLIT
Vetëm ti e unë
e shohim engjëllin tonë
përtej perdes prej loti
mbi pikëllim
bie rruga e dritës
kah vjen engjëlli ynë i blertë
me sytë prej lumi
flok muzgu
e buzëqeshje t´ëmbël
sa e flladshme puthja e prushtë
e njomë prekja e flaktë
përtej pragut te jetës
mallëngjehemi në përmallje
nga ajo urtësi
e ndahemi plot mërzi
ai bëhet prapë dritë për në parajsë
ne vijmë në vete
dhe qajmë
VARRET E MOÇME
Bari i egër
i paska ngrënë varret
vetëm kokat e gurëve pa emër
si krerët e notarëve në ngërç
shihet mbi detin e blertë
as delet e bardha të plakut Tem
s´e kullosin këtë bar të lig
të mekura prej frikës
nga gjarprit i verdhë i varreve
si engjëj
mrizojnë nën pemën e mjerë
SHPIRTESHTËRAT
(Martirëve që ende nuk janë gjetur pas luftës së Kosovës)
Ata nuk duan të mbetën jashtë atdheut
vetëm në baladat me kumt të zi
"vetë e lava e vetë e kjava"
si engjëj
kthehen me nga një lule gjaku
në hijen e vendlindjes
e i prekim e i qajmë
për dritë ylli
të natës së mbramë të Kosovës
shpirteshtëra janë ata
që frymë marrin
me rritë bari
KUJTIM I SHASTISUR
Ende më shastiset kujtimi
për ferrin që binte në këtë qytet
e hapeshin portat e vdekjes
cerberët merrnin përkrahu
engjëjt me sytë e urtë qielli
e lotët e nënave të shkreta
u shndritnin rrugët për në parajsë
(Prishtinë, dhjetë vjet pas luftës)
MBRËMJET E ËMBLA
Sapo mbrëmja e prushtë merrte Prishtinën
fshatarët e mi bëheshin hije
e ecnin të kërrusur mbi udhët e fjetura
si mbi plugun e brazdës së thatë
dikush mbante dy qese sheqer në duar
njëri një shalqi ndër sqetull si kokë bajlozi të vrarë
e tjetri një sofër të re mbi shpatull si gur Sizifi
sa me hapa të rëndë dhe të rrallë ecnin ata
kurrë nuk ecnin me hapa të imtë dhe të shpejtë
si homoseksualët e Romës e koprracët e Stambollit
Kur shtinin duart në xhepa
sheqerkat lara-lara
si zebrat e trembura ngat lumit
binin mbi duart tona të vogla
mbrëmje të ëmbla ishin ato
(Llukar, mbrëmje qershori, 2009)
MUZGU
Nënë
pse këto pemë
të vrugëta
në lumë ujë i zi
udhët e mugëta
ky qiell i dergjur
pa zogj të blertë
kjo perde e verbët
në sy
muzg
nënës
muzg është
a s´ka pasur diell
kjo ditë
ah sa shpejt
nata
mbi ëndrrën time
po bie....
SFOND I AKULLT
Me mijëra buzë
pa puthje
një det sy
asnjë lot
sa shumë zemra
pa pikëllim
mbi këtë turmë të dylltë
njerëzisht bien vetëm rrobat
sa për pak ngjyrë të kuqe
në sfondin e akullt të pikturës
pranë piktorit
me cigare të zezë në gojë
(Franfurt, 2011)
ENGJËLL I NËMUR
Kam puthur vetëm buzët tua
të zjarrta të ftohta
të kuqe të kafta
e do buzë të tjera janë djegur
vetëm për një puthje të afshët prej cubi
kam puthur vetëm sytë e tu
të qeshur si lumi
e të trembur si sytë e kalit në greminë
e do sy kanë lotuar
tërë natën e lume si shelgu vajtues
për takimin e premtuar me frikë
kam përkëdhelur vetëm flokët tua
të prera shkurtë e herë të gjata ujëvarë
të krehura bukur e të shprishura furtunë
e dikush me gishtërinjtë e dridhur
i ka nxjerrë flokët nga mërzia
për një trokitje të beftë
në derën gjysmë çelë
t´i kam ledhatuar vetëm gjinjtë e tu
të fortë e të çuar peshë
e herë të urtë si qengja të fjetur
e gjinjtë e saj tërë natën janë dridhur
si valët e vlimit
dhe kanë pritur gishtërinjtë e mi
t´ua heqin këmishën e djegur
kështu vetëm ty
të kam dashur e dashur
unë engjëlli yt i nëmur
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen