KLLAPI E BLERTE
Te ky i shenjti krua
me etjen e plasur
ujin e treqind pranverave pi
plagët më gjelbërohen
vorbullës fluskat ia heq
ia gjej damarët e lagur
hijes plot vesë të shelgut blu
rrjedhën e tjerr me sy
në rrjetën ujore
bëhem merimangë e njelmtë
me pikla në buzë
më zënë ethet e Zanës
treqind vjet e pres një vetëtimë
të ma heq nga bebëza kllapinë e blertë
U(R)NË PRANË LUMIT
Jam u(r)në gjetur pranë lumit
plot dhembje me erë ashti
Ofshamë që dridhë
një gjeth të blertë mbi valë
Në zgavrat e syve
qiell i pafund
me një pikë të zezë me flatra
e dalë nga bebëzat e pëmallta
Edhe pas dymijë vjete
hirit m´i bën hije
krahu i dallëndyshes
me fluturimin gri drejt pranvere
SHI DHE TROK KALI
Në këtë natë me shi dhe trok kali
Shaloj hingëllimën e trembur
Mbërrij tek babai dhe varri i çelë
Zë çastin e ndarjes
E puthë si të gjallë
Me urnën e pikëllimit
Ia marr lotin e mallit
Në thimbje më bie drita e kometës
E në qiell shndërrit nuri i tij
PAS VDEKJES SATE
Edhe pas vdekjes sate
Prapë do të ketë fushë të blertë
Lulet do të lulëzojnë zjarr
E unë do t´i prek me zemër.
SYTE E ASAJ VASHE
( N-së )
Vetulla hark i zi
Nga vetulla në sy
largësia yllësi
Qerpikët
plepa blu në qiellin gri
hijëzojnë njomësinë në urtësi
ç ´bukuri
n´ sy
ndry
n´frengji
Oh mos të raftë kurrë lot i zi
në ata sy
Kurrë mos t´u djegtë
ajo bukuri
DEGË ULLIRI NË ËNDËRR
Me malin e kallur mbi kokë
Ujiti lulet në verandë
Që fëmijët të kenë pranverë në dritare
Përmes etjes së zhuritur në lëkurë të gjarpërit
Kaloj hejzën e shkretëtirës
E në prehër mbaj thërmija buke
Të merr pakëz cicërimë
Fluturimi gri i dallëndyshës drejt vendlindjes
Në natën me hënën e kuqe
Në majë gishtrinjsh marr flakë në yll
Ta ndritërij rrugën e fjetur
Dhe ëndrrën e fëmijëve ta zë para agimit
E në atë ëndërr
Lë një zog një lule
Fytyrën e blertë të nënës e degën e ullirit
MË TRIMI
Trimëria shkon deri në qiell
shtatë kate i ka ajo
Unë jam diku në katin e dytë
tha kryetrimi i çartur Azem Bejta
(kur e pyetën a ka më trim se ti)
E Adem Jashari
Në pranverat e përgjakura
zbret në katin e shtatë të trimërisë
Ata ikun
me bohçe plot mëkate
me duar që u pikojnë gjak
e tmerri i ndjek pas
nga lulëkuqet që mbijnë në fushat e Kosovës
Prekaz, 2005
PAMJA PA NE
E dashur së shpejti
në këtë verandë
Miqtë tanë do mësohen
pa pamjen tonë
Në tavolinën(që preferonim përherë)
ngjyrë të ndezur portokalli
madje një ditë
më as fjala s´do të bie për ne
Këtë po e ndjej e dashur
qysh në verën e parë (pa ty)
gjersa vetëmia përditë
në filxhania ia lëpin ditës fundin e zi…
FOTOGRAFIA SOLEMNE
Miku im
Mos e zë n´asgjë
Pastrohu të të shkëlqejnë flokët
(sa flokë të bukura ,do të thonë)
mundësisht nënqethu
huazo nga fqinji
këmishën e bardhë
kravatën dhe setrën
mund ta gjesh te fotografi
madje bëhu se qesh para dritës
(sa e ka dashur jetën do ofshajnë)
Mos e lë n´asgjë miku im
(se ti mund të vritesh
në çdo rast)
mu si gjethi të biesh në trotuar
të kesh së paku
një fotografi solemne
për blirët e qytetit
dhe kortezhin tënd në shi
Prishtinë, shtator ´91
KA KOHË E DASHUR
Ka kohë e dashur
Që qeshim me gojë të rrudhur
Shëtisim ndjeshëm si në kopshtë të sanateriumi tuberkuloz
Heshtjen e grimcojmë me majë akulli
Pijmë të idhtit e dhëmbit të zi
Bëjmë dashuri lepujsh
Hyjmë në ëndërr me të vdekurit
Me kuaj të çalë kapërcejmë lumenj të verdhë
Ka kohë e dashur
Që molla e egër
Si kurorë na mbulon shtëpinë e mekët
E krimbi kafshon hënën në xham
Nidda, korrik ´04
PAS VDEKJES SATE
Edhe pas vdekjes sate
Prapë do të ketë fushë të blertë
Lulet do të lulëzojnë zjarr
E unë do t´i prek me zemër.
NË ÇAMËRI
Sa herë meteorët fluturojnë mbi Shqipëri
thahet nga pikëllimi një ulli
në Çamëri
sa herë hëna përndizet
në Çamëri
hardhia hedh dhembje mbi dhe
në bar bie rrishi si prush
e digjet ajo fushë
sa herë qiellin e ndan vetëtima
në Çamëri
vala e Jonit bëhet jelë kali
Te ky i shenjti krua
me etjen e plasur
ujin e treqind pranverave pi
plagët më gjelbërohen
vorbullës fluskat ia heq
ia gjej damarët e lagur
hijes plot vesë të shelgut blu
rrjedhën e tjerr me sy
në rrjetën ujore
bëhem merimangë e njelmtë
me pikla në buzë
më zënë ethet e Zanës
treqind vjet e pres një vetëtimë
të ma heq nga bebëza kllapinë e blertë
U(R)NË PRANË LUMIT
Jam u(r)në gjetur pranë lumit
plot dhembje me erë ashti
Ofshamë që dridhë
një gjeth të blertë mbi valë
Në zgavrat e syve
qiell i pafund
me një pikë të zezë me flatra
e dalë nga bebëzat e pëmallta
Edhe pas dymijë vjete
hirit m´i bën hije
krahu i dallëndyshes
me fluturimin gri drejt pranvere
SHI DHE TROK KALI
Në këtë natë me shi dhe trok kali
Shaloj hingëllimën e trembur
Mbërrij tek babai dhe varri i çelë
Zë çastin e ndarjes
E puthë si të gjallë
Me urnën e pikëllimit
Ia marr lotin e mallit
Në thimbje më bie drita e kometës
E në qiell shndërrit nuri i tij
PAS VDEKJES SATE
Edhe pas vdekjes sate
Prapë do të ketë fushë të blertë
Lulet do të lulëzojnë zjarr
E unë do t´i prek me zemër.
SYTE E ASAJ VASHE
( N-së )
Vetulla hark i zi
Nga vetulla në sy
largësia yllësi
Qerpikët
plepa blu në qiellin gri
hijëzojnë njomësinë në urtësi
ç ´bukuri
n´ sy
ndry
n´frengji
Oh mos të raftë kurrë lot i zi
në ata sy
Kurrë mos t´u djegtë
ajo bukuri
DEGË ULLIRI NË ËNDËRR
Me malin e kallur mbi kokë
Ujiti lulet në verandë
Që fëmijët të kenë pranverë në dritare
Përmes etjes së zhuritur në lëkurë të gjarpërit
Kaloj hejzën e shkretëtirës
E në prehër mbaj thërmija buke
Të merr pakëz cicërimë
Fluturimi gri i dallëndyshës drejt vendlindjes
Në natën me hënën e kuqe
Në majë gishtrinjsh marr flakë në yll
Ta ndritërij rrugën e fjetur
Dhe ëndrrën e fëmijëve ta zë para agimit
E në atë ëndërr
Lë një zog një lule
Fytyrën e blertë të nënës e degën e ullirit
MË TRIMI
Trimëria shkon deri në qiell
shtatë kate i ka ajo
Unë jam diku në katin e dytë
tha kryetrimi i çartur Azem Bejta
(kur e pyetën a ka më trim se ti)
E Adem Jashari
Në pranverat e përgjakura
zbret në katin e shtatë të trimërisë
Ata ikun
me bohçe plot mëkate
me duar që u pikojnë gjak
e tmerri i ndjek pas
nga lulëkuqet që mbijnë në fushat e Kosovës
Prekaz, 2005
PAMJA PA NE
E dashur së shpejti
në këtë verandë
Miqtë tanë do mësohen
pa pamjen tonë
Në tavolinën(që preferonim përherë)
ngjyrë të ndezur portokalli
madje një ditë
më as fjala s´do të bie për ne
Këtë po e ndjej e dashur
qysh në verën e parë (pa ty)
gjersa vetëmia përditë
në filxhania ia lëpin ditës fundin e zi…
FOTOGRAFIA SOLEMNE
Miku im
Mos e zë n´asgjë
Pastrohu të të shkëlqejnë flokët
(sa flokë të bukura ,do të thonë)
mundësisht nënqethu
huazo nga fqinji
këmishën e bardhë
kravatën dhe setrën
mund ta gjesh te fotografi
madje bëhu se qesh para dritës
(sa e ka dashur jetën do ofshajnë)
Mos e lë n´asgjë miku im
(se ti mund të vritesh
në çdo rast)
mu si gjethi të biesh në trotuar
të kesh së paku
një fotografi solemne
për blirët e qytetit
dhe kortezhin tënd në shi
Prishtinë, shtator ´91
KA KOHË E DASHUR
Ka kohë e dashur
Që qeshim me gojë të rrudhur
Shëtisim ndjeshëm si në kopshtë të sanateriumi tuberkuloz
Heshtjen e grimcojmë me majë akulli
Pijmë të idhtit e dhëmbit të zi
Bëjmë dashuri lepujsh
Hyjmë në ëndërr me të vdekurit
Me kuaj të çalë kapërcejmë lumenj të verdhë
Ka kohë e dashur
Që molla e egër
Si kurorë na mbulon shtëpinë e mekët
E krimbi kafshon hënën në xham
Nidda, korrik ´04
PAS VDEKJES SATE
Edhe pas vdekjes sate
Prapë do të ketë fushë të blertë
Lulet do të lulëzojnë zjarr
E unë do t´i prek me zemër.
NË ÇAMËRI
Sa herë meteorët fluturojnë mbi Shqipëri
thahet nga pikëllimi një ulli
në Çamëri
sa herë hëna përndizet
në Çamëri
hardhia hedh dhembje mbi dhe
në bar bie rrishi si prush
e digjet ajo fushë
sa herë qiellin e ndan vetëtima
në Çamëri
vala e Jonit bëhet jelë kali
në shkëm varet nga malli
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen