Samstag, 28. November 2020

Asociacione kompozimi në pentagramin poetik

Shkruar nga Hasan QYQALLA
„Ag muzgu“, Shtëpia Botuese: „Faik Konica“ – Prishtinë, 2014

         
„Një sekret  i madh i suksesit është të çani jetën si njeri që nuk konsumohet kurrë“ /Albert Schweizer/ 

   Para se t’i qasem vëllimit më të ri poetik „AG MUZGU“, të poetit Sadik Krasniqi, sikur formësoj bindjen se Sadiku është njeri i sfidave i cili asnjëherë nuk di të thehet,të gjunjëzohet apo përkulet, përkundrazi, forcohet nga betejat dhe arrinë të çajë suksesshëm ato deri në triumf. Prandaj pa hezitim kam bindjen se është një njeri që nuk konsumohet kurrë… Shtrohet pyetja, pse!?

      Nëse lexojmë vëmendshëm krijimtarinë e gjertanishme të Z. Krasniqi e veçanrisht vëllimin e fundit poetik „AG MUZGU“, fillimisht  krijohet përshtypja e një „porvokimi“ të lexuesit, pse jo edhe të kritikës që nga „pagëzimi“ poetik! Kjo nga arsyeja e „pazakontë“ e vet titullit. Ndaj, thellësia poetike ngjyruar me nuanca filozofike, jo rrallë herë, është një prurje e re në krijimtarinë moderne letrare poetike. Ja çfarë thurrje e mrekullueshme që në poezin e parë „Vetmi fluture“:

„Në valë,
gjethi i Noes
me vetminë time prej fluture…“


një strukturë e thellë në hapsirën e brendshme të poetit, një realizim i gërshetimeve metaforike nga mjeshtri i pendës. Dmth. në konotacionin e shkrimit përkatsisht veprës qëndron strategjia e kuptimit, përmes figuarcionit e figurabilitetit, përmes fuçisë e mjeshtrisë  së ndërtimit e ekspozimit të imazheve qofshin ato edhe polisemisë të imazheve, që ndryshe mund të përmbajë kuptime të shumta.  Poeti arrinë të ndërtojë relacione midis objekteve me përvojen krijuese përkatsisht interpretuese p(r)o(f)etike. Ja çfarë asociacione menjë kompozim magjik në penagramin poetik na sjell në poezinë: „Zjarrmi“.

“Zjarrmi ferri mbi mua bie
nofulla e natës së zezë
me mijëra dhëmbë të verdhë
në qiellzën time sa qielli…“

…dhe përfundon me vargjet:
 
„gruaja ha gishtrinjtë nga tmerri
për sytë e mi me bebëzat e bardha
                      …….
 ata sy po bëhen diej të fikur
që s’do të shohin më kurrë pranverën“!


     Kujtoj, z. Krasniqi është ndër poetët e rrallë, më të stërholluar të letërsisë së re, ku tejkalon përkufizimet e gjeografisë kombëtare, mbase shquhet për mpehtsinë, konfigurimin e narracionit dhe gjetjet apo koloritet artistike të vargënimit. Ascioacionet, identifikimet magjike, analogjitë mistike, transformimet iluzive, ngreh bukur si paralelizma në shtrirjen artistike. Komunikimet e poetit nuk prajnë edhe me poetët më të njohur me renome ndërkombëtare, gjithnjë përmes gjuhës poetike sinjikative, edhe pse „kontraverz“, arrinë të komponojë si nota në pentagram vargun e tij. Korelacion vargor hasim në poezinë „Pa titull“, kur poezinë fillon me vargjet e Borhesit nga „Letra e Zotit“:

„Më plagosnin
më coptonin
më shëmtonin“


… gjersa impenjohet poetikisht këtu në mënyrë të mrekullueshme kotrafigurative, kur vazhdon:

„e unë përditë
forcohesha
zbukurohesha
   ………
perri e Zotit
për mësyshë“!



Por t’i kthehemi edhe njeherë asociacioneve dhe nuancave kontraverze karshi reales të dizajnuara mbase sikur është „specialiteti“ i preferuar poetik i poetit… si atëherë kur mëton tek „Hëna e zezë,… deri te hëna e portokalltë“,“Të gjallët e të vdekurit“:  sa ndjeshëm ngre zërin kur thot „të gjallët hanë bukën e tokës, tokën e bukës hanë të vdekurit…“, dhe thellohet përkatësisht pasurohet akoma më tej me gjetje të prajshme, kur identifikon poetikën e tij me asociacionet në vijimësi, si: „Terri i bardhë, dielli i zi,hija e verdhë, hija e zezë, fusha e zezë, deti e zi, qielli i zi, balta e vdekur vetimë e zezë,…“ etj. Pra, kujtoj padyshim se poeti është ris-mëtarë i frytshëm i mendimeve e meditimeve, gjegjsisht pasurimit me terminologji të reja figurative në letërsi, që identifikon poetin me një sharm të posaçëm prej krijuesi.

     Poeti nuk harron figurat e lavdishme kombëtare nisë nga „Gjergji“ , pra Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Sali Çekaj, Bekim Fehmiu, Anton Çetta, luftëtarit U. L., pastaj ish miqtë e tij krijues, si „Te Lumi“ (Ali Podrimjes), „Rekuiem n’vend kënge“ (Abdullah Konushevcit),…etj.  Një spektakël poetik sa të dhembshëm po aq me zë përkushtimi është poezia „Në had“  që i këndon Visar Zhitit, mbase i frymëzuar duke lexuar librin e tij autbiografik të konologjisë nga burgu, apo siç e thot ndryshe vet Zhiti te „Rrugët e Ferrit“ – „burgologji“. Ja si shprehet shpirti i poetit për poetin disident, një ndër viktimat e shumta të sistemit monist:

„në fund ferri Visari, 
me shkronja nga ari, 
shkruante libër në mendje“…., 

dhe vazhdon: 

„me heshtjen e gjuhës
emëronte kapituj në buzë
e ato poezi, 
engjëj dilnin nga Hadi“…
…ishin Kosovë,
liri, hënë e përlotur
Shqipëri, lot nëne…“!


   Kujtoj që vëllimin më të ri poetik „AG MUZGU“ të poetit Sadik Krasniqi, e përshkon mishërimi me vargun, strukturimi i dizajnuar figurativisht, shprushja e së keqes platoniane, apo të shëmtuarës siç njihet në kritikën letrare sikur edhe të bukurës, të dyja si kategori letrare estetike, dhembjes e gëzimit, dashurisë e urrejtjes, ashtit e gjakut, fatit e nopranit…. 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen