Biografia e shkrimtarit



Sadik Krasniqi u lind më 1961 në Llukar të Prishtinës. Diplomoi në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është anëtar i asociacioneve relevante letrare e kulturore shqiptare në  Gjermani e mërgatë.

Ka botuar librat:
  • Ofshamë në urnë, Faik Konica, Prishtinë , 2008 (Çmimi “Azem Shkreli” për letërsi në mërgim),
  • Lacrima vietii – Loti i jetës, Bukuresht, 2010 (libër me poezi, përktheu rumanisht Baki Ymeri),
  • Oazë palmash të djegura, Faik Konica, Prishtinë, 2011,
  • Ag muzgu, Faik Konica - Prishtinë, 2014.( Çmimi i parë Azem Shkreli, çmim ky që jepet nga LSHAKSHGJ  për letërsi në mërgim)
  • Parajsa e nemur, “Armagedoni”, Prishtinë 2019
  • Lutja në mëngjesin e zymtë, Koliqi, Prishtinë 2019

     Poezitë e Sadik Krasniqit janë përfshirë në disa antologji si dhe janë përkthyer në  rëngjisht, gjermanisht, italisht siedisht e rumanisht. Është laureat i disa çmimeve letrare.
     Krahas poezisë, ky krijues shkruan tregime, vështrime kritike, si dhe shkrime publicistike.

     Jeton dhe krijon ne Gjermani.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen