Shkruar nga Kozeta ZYLO |
Ende më shastiset kujtimi, për ferrin që binte në këtë qytet/ e hapeshin portat e vdekjes/ çerberët merrnin përkrahu/ ëngjëjt me sytë e urtë qielli/ e lotët e nënave të shkreta/ u shndritnin rrugët për në parajsë/...Nga poezia "Kujtim i shastisur" f.42
Sot mund të marrësh dhe të japësh dhurata të ndryshme nga miq dhe shokë, por një dhuratë që ka librin brenda ka dhe pjalmin shpirtëror. Pastaj është në shijen e lexuesit apo të kritikës se si e përzgjedh dhe e shijon librin.Eshtë interesant se ndonjëherë vetë librat kanë tituj me shkronja të flakta dhe ti si lexues digjesh brenda vargut të poezisë dhe autori bëhet frymë në "Oaze palmash të djegura", titull simbolik i librit shkruar nga poeti prej Prishtine z.Sadik Krasniqi.
Si gjithë të larguarit fizikisht nga Mëmëdheu që mendjen dhe zemrën e kanë lënë atje, ashtu dhe Krasniqi me metaforën e ikanakut poet, e ka hapur librin me Lutjen e zemëruar, "Ikjes sime" si: kjes sime m Pena poetike lëviz në gishtrinj prej fryme dhe jep amanetin e burrit: Se unë nuk kam ikur, une jam atje përjetësisht në tokën time...
Ndersa ati i tij, endet me shpirt në parajsë, nga ku e përshëndet me krahët prej mjegulle, ku pallton s'ia merr era do të shkruajë biri poet për babain e tij të shtrenjtë. Dhimbja e çdo të ikuri nga ajo tokë është e çarë, e çarë gjaku që nuk mpikset kurrë, ndaj Krasniqit nga etja që ka i çel një plasë në sy që të shikoj qiellin e Kosovës...
Ç'nur të bukur merr metafora në këto poezi kaq të ndjera dhe drithëruese për lexuesin! Poetët janë të ndjeshëm, ose ndoshta e shprehin më shumë me vargun poetik. Duke lexuar ndalem tek poezia homazh për mërgimtarin Bashkim Ismaili i cili fatkeqësisht është ndarë nga jeta. Sa dhimbje të tilla mbajmë mbi shpinë, ato dublohen kur je larg, larg...nëntë male kaptuar... Poezia mbushet me lot burri dhe jep momentin e fundit të mërgimtarit, të ndjerit Ismaili i cili lutet të jap shpirt në Kosovë tek nëna e tij, i cili ndjen se:
"do ja mbyllë sytë ajo, me pëllëmbë ëngjëlli"...
Ndërsa poezia "Kurbetçarët" me theksin dialektor jep lëvizjen e mërgimtarëve si dallandyshet që shkojnë me pranverë në sy, nga oaza me palma të djegura, por vajtimi i tyre i ikjes larg i kthen në qyqe, sepse s'gjejnë askënd çfarë lanë dikur...
Askush nuk mund të krijojë aq bukur sa poeti që ka përjetuar çdo gjë në vendlindjen e tij, këtë kam ndjerë tek kapitulli "Perde loti", saqë pakuptuar më dukej sikur drita e shikimit më errej ngase përballë kishja poezitë të veshura me perden e zezë të pushtimit dhe ja si shkruan poeti: ç'm'u kujtua nata e gjatë pesë shekuj mbi Kosovë/ me këtë hënë të zezë si hiri i ferrit...
Ai mes imagjinatës dhe reales jep fushën e zezë të dikurshme të Kosoves me krahasime aq të goditura si fijet e barit me shigjeta me helm...
Megjithatë poeti paralajmëron se duhet të jemi të kujdesshëm edhe pse s'ka më fusha të vdekura me agime të pafrymta, poeti duket si një dre me sy ëngjëlli, por gjahu i zi mezi pret t' i ngulë dhëmbët në trupin e brishtë...
Ndërsa në kapitullin me poezi "Kujtim i shastisur" poeti e ngjall vargun me metafora të mbarsura në stuhi dhe në memorjen e çdokujt duhet të jenë martirët e Lirisë që ende nuk ju janë gjetur eshtrat pas luftës së Kosovës. Krasniqi kujton se: Ata nuk duan të mbeten jashtë Atdheut/ vetëm në baladat me kumt të zi/ vetë e lava e vetë e kjava/
Por eshtrat e tyre flasin, kanë shpirt, ata kthehen si lule gjaku në vendlindjen e tyre.
Duke lexuar këto poezi që kanë dhimbje të padurueshme kockash autori të kujton qysh në lashtësi poemën e Pitagorës në të cilën shkruhet: “Ndero zotat, ndero të vdekurit, ndero prindërit!”. Këtë frymë tejet njerëzore gjen në të gjitha poezitë shkruar nga poeti prej Kosove Sadik Krasniqi. Autorit duket sikur i ka mbirë në sy dhimbja, sa dhe pulëbardhat e Tivarit bien të mekura kudo, nga era e patharë e gjakut, ato meken dhe bien plasur mbi valëapo shkëmbinj me vela. Ato i ka dhënë figurativisht si plisat e shqiptarëve të vrarë.
Autori më tej kujton Kodrën e kafkave, një vend që quhet Goli Otok ku vriteshin dhe persekutoheshin shqiptarët e dënuar politikë. Ai e ka veshur ishullin me këmishën e vdekjes djegur dhe përvëluar nga plumbat...Si lexuese herë herë të çon në një botë të frikshme, në një botë kafkash, ku korbat e zeza enden kufomash dhe ju nxjerrin sytë të vde ndryshkur hesht përball krimit, por pena e poetit s'hesht aspak, ajo vë gishtin mbi plagëdhe shëron paksa me metafora malli dritëzuar nga loti i burrit.. Poetit i shastiset në sy kujtimi i zi si bar i hidhur, për ferrin që endej dikur në këtë qytet. Ai pa nga afër portat e vdekjes, bebet që i vriste shkjau në bark të nënës, tmerret pafund të qytetit të tij. Janë vargje që këdo që i lexon e zënë drithmat, dhe prushi bëhet i zi s'mund t'i ngrohë nëse krimet nuk dënohen, ndryshe ato paraqesin rrezikshmërinë e përsëritjes...
Me vargje pikëlluese ka dhënë gjëmën e ikjes,
Ato e kanë prerë gërshetin e thinjur shkruan poeti dhe e kanë bërë fjongo të bardhë për jetën e zezë tëpabashkuar...
Antitezat e përdorura mjeshtërisht e bëjnë dhe më poetike poezinë e shkruar në këtë libër.
Një poezi interesante është ajo kushtuar bashkëshortes së tij, Burbuqes, që si lulja e bukur me ngjyrëVjollce, i çelte në shpirt sythi i dashurisë, edhe pse poeti nuk e ka gëzuar çdo ditë, ngase në kopshtin e tyre ka pasur shpeshhere brymë...erë lufte...
Megjithatë dashuria i ka bërë si dy mbretër, i ka bërë të puthen në shi si të marrë, herë duke qeshur, herë duke qarë...
Një hymn poetik janë dhe poezitë për Nënën. Si lexuese merr një ndjesi të veçantë gati-gati hyjnore kur biri poet i thur vargje aq të ëmbla dhe të ndjera nënës së tij të dashur dhe ja si i këndon: Në mokrën e gjakut/ bluaj grurin e beftë/ u fryj gishtrinjve të përmjellur/ në qiell fytyrën e nënës shoh/ Në dritaren me xham të thyer/ gjej një kore të harruar buke si dora e nënës/ që e mbëltoi/...
Duke përfunduar, poeti Krasniqi të kujton shkrimtarin nobelist në vitin 2002 me origjinë hebre Imre Kertész i cili thotë se: "I believe in writing, nothing else; just writing".
Kështu pena në dorën e poetit Krasniqi të ben të kuptosh se ai beson në atë çfarë shkruan, ngase ato janë vetëm përjetimet e tij aq të vërteta dhe plot dhimbje.
Autori Krasniqi nëpërmjet librit "Oaze palmash të djegura" është dëshmitar për atë çka kaloi Kosova martire. Ai i ka përjetuar ato me tmerre, ndaj rrëfimet e tij me art poetik jane të domosdoshme. Kujtesa e tij nuk mërgoi bashkë me të ikurit, ajo e ka folenë atje, atje ku u ndërtua qëkur lindi njerëzimi në shtëpinë e Nënë Lokes Kosovë...
Poezia e Krasniqit është e ardhur mirë, është një poezi e pjekur me Diell Kosove.
Mars, 2013
Staten Island, New York
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen