Mbi vëllimin poetik „Ag muzgu“ të poetit Sadik Krasniqi, Shtëpia Botuese Faik Konica, 2014
Merr në dorë librin „Ag muzgu“ të autorit Sadik Krasniqi, dhe që në titull ndodhesh para një dileme: bëhet fjalë këtu për agun e muzgut apo për një ag të muzgët? Në procesin e krijimit ndodh që njëri apo tjetri titull të mos ketë asnjë lloj kamuflimi autorial, e megjithatë ne lexuesit e thjeshtë vrasim mendjen, nëse është vërtet kështu apo fshihet diç tjetër aty. Për mua titulli „Ag muzgu“ është si të thuash një lloj provokacioni poetik, natyrisht në kuptimin e mirë të fjalës, referuar faktit, se të paktë janë librat, të cilët që në titull na fusin në debatim me veten.
Kur lexojmë një libër, i cili na i flatron sytë shtigjeve të pashkelura të mendimeve poetike, kthehemi si pakuptuar herëpashershëm te kopertina, për të kontaktuar vizualisht edhe njëherë tjetër me autorin dhe veprën e tij, si të duam kësisoj t’i gravojmë gjithsesi në kujtesën tonë. Diç e përafërt ndodh edhe teksa lexon vëllimin poetik „Ag muzgu“ të autorit Sadik Krasniqi. Ky pra është relacioni i tij aktual me lexuesin. Ky afrimitet ka lindur falë talentit të tij së pari, ushqyer ndërkohë edhe nga përkushtimi vigan për të vdekur në secilën fjalë e varg e poezi. Ku sigurisht që e shohim veçse të rilindur.
Diku në një nga poezitë e tij, poeti madhor, Azem Shkreli, shkruan mes të tjerash:
„…Duhet thënë diç
siç vdiset…“
Pra detyra e krijuesit është të thotë diçka të veçantë e të patjetërsueshme. Dhe Sadik Krasniqi, i ushqyer me brumin poetik aq jetësor të Azem Shrelit, Ali Podrimjes, Muhamet Kërveshit, Agim Vincës e shumë poetëve të tjerë, na afrohet gjithnjë e më konturshëm: sa i thjeshtë aq edhe përsiatës. Krijimet janë piedestale të mbrujtura me një dhimbjedashuri hyjnësisht tokësore për njerëzit e tij dhe atdheun e përvuajtur. Nëse do të merresha këtu me interpretim nga krijimet e këtij libri, e them me bindje se nuk do të dija më të pushoja së lëvduari.
1.
Nisur nga ky aspekt, çdo njëri prej nesh do të ishte i dëshiruar të ishte autor i një libri të tillë. Natyrisht edhe unë, po qe se në libër nuk do të frymonin disa vogëlsira, vogëlsira me kuptimin e plotë të fjalës, por që unë kam dëshirë t’i hiperbolizoj paksa, nisur nga dashuria e sinqertë për librin dhe autorin.
Është fjala për krijimin e faqes 11, titulluar: „Fëmijërore“. Kur e lexon së pari, nuk të krijohet asnjë lloj përshtypjeje (e keqe), por kur arrin në mbyllje të librit, pra kur i ke shijuar ato fruta mendimi dhe i je gëzuar lëngut të tyre jetësor, e kupton se brenda librit është diçka e thatë, diçka që nuk harmonizohet dot me krijimet e nivelta të vëllimit. Dhe pastaj konstaton me keqardhje, se krijimi „Fëmijërore“ jo vetëm që është një temë e ezauruar, por nuk befason as edhe me një varg të vetëm. Si i tillë nuk e meritonte futjen në këtë libër.
Në faqen 12 kemi një poezi, distikët e së cilës po i lexoj:
Sa më shumë po i kujtoj miqtë e mi
më bëhet se po i afrohem vdekjes
lulet më marrin për dore
rrugës përplot gjethe të rëna
në lëndinën e heshtjes
shoh një gur me emrin tim
Këtu fjalët i bëhen krah njëra tjetrës për të mundësuar një shpalosje mendimi sa të thjeshtë aq dhe të veçantë. Dhe vërtet do të kishim të bënim me një krijim piramidal, po qe se krijimi do të kishte jo titullin që ka, i cili, si për inat të lexuesit, përsëritet mjerisht edhe në mbyllje të poezisë. Është fjala për titullin e saj “Ç’trishtim”, i cili jo vetëm nga forma apostrofizuese, por sidomos nga roli interpretues i tij, bën që ky krijim kaq i bukur të vritet, apo edhe ndryshe: të bëjë vetëvrasje.

2.
Në faqen trembëdhjetë, autori ka vendosur që krijimi i tij të mos ketë titull. Dhe që lexuesi të mos lodhet shumë për ta kuptuar këtë, ai shkruan te vendi i titullit fjalët “Pa titull”. Një lexues apo recensues apo çfardoqoftë tjetër, do të shprehej kështu: në poezinë me titull “Pa titull”… Pra shihet qartë funksioni kakofonik i një forme të tillë, ku përgjegjësi jo të paktë e mbajnë recensuesit dhe redaktori.

Sikurse shihet, këto citime të pakta janë çikërrima, që unë i hiperbolizova enkas, pasi, ky libër që për dikë mund të jetë i mirë e për dikë tjetër shumë i mirë, me fare pak kujdes mund të ishte i përsosur. Tash mbetet veç urimi: Përsosmëria qoftë epiteti ardhmëror i poetit Sadik Krasniqi!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen